Kerkohej per grabitje, kapet me pasaporte false

22/08/2009 09:50

Kerkohej per grabitje me dhune, kapet me gjeneralitete te rreme, teksa tentonte te hynte ne Shqiperi nga Greqia.

Burime zyrtare nga policia e Qarkut Gjirokaster bene te ditur se kane ndaluar gjate oreve te para te mengjesit te djeshem 23-vjecarin Sokol Rama, i cili kerkohej per grabitjen me dhune te dy shtetasve ne fshatin Dhuvja, Dropull, veper te cilen e kishte kryer ne bashkepunim me kusheririn e tij.

Ky i fundit u prangos pas kryerjes se vepres penale, nderkohe qe 23-vjecari nga fshati Mamaj i Tepelenes mundi te arratisej drejt Greqise.

Sapo ka hyre ne territorin shqiptar prej Greqise, ai eshte prangosur, ndonese qarkullonte me pasaporte me emer te rreme, qe e dispononte kur qarkullonte ne shtetin fqinj.

Top Channel