Renie te temperaturave ne fundjave

21/08/2009 08:35

Muaji gusht do te mbyllet pa asnje pike shiu. Te pakten sinoptikanet kane parashikuar qe edhe per 10 dite qe i kane mbetur nuk do te kemi reshje apo vranesira.

Ajo qe mund te thone meteorologet eshte lidhur me renien e temperaturave te cilat do te nisin nga sot. Sipas institutit te parashikimeve “Meteoalb” do te kemi ulje te temperaturave nga 2 deri ne 3 grade Celsius. Nderkohe qe ulje te metejshme do te kemi te shtunen, e diela do te jete konstante dhe perseri do te kemi nje renie te lehte diten e hene.

Parashikimi i “Meteoalb” per javen e ardhshme informon se do te kemi perseri vape dhe asnje dyshim per reshje.
Ndersa fundjava do te favorizoje  me temperatura me shume plazhet e veriut, si ai i Shengjinit, duke qene se ne zonat malore nuk do te kete renie te temperaturave. Temperaturat mesatare maksimale te regjistruara dje ne te gjithe vendin ishin 37.3 grade Celsius ne qytetin e Gjirokastres. Ne jugperendim temperaturat mesatare te regjistruara kane qene 35, 36, 37 grade Celsius.

Do te kemi ulje te  tyre ne zonat jugore, nderkohe qe zonat malore do te mbeten konstante.
Mostrat e analizave per matjen e temperaturave mesatare jane marre ne mesdite  dhe ne hije. Por vec temperaturave mesatare te regjistruara duhet marre ne konsiderate qe vapa dhe nxehtesia jane edhe me te forta ne diell, ne autobus, jashte makines apo ne ambiente me shume njerez, te cilet thithin shume oksigjen dhe leshojne edhe me shume dyoksid karboni.  

Top Channel