Rama: Zgjedhjet e parakohshme, objektivi yne

21/08/2009 14:25

Pas nje takimi me perfaqesuesin e misionit te OSBE/ODIHR-it ne vendin tone, Wolfgang Grosrusck, shefi i Partise Socialiste, Edi Rama ka folur me tone te ashpra ndaj asaj qe e quajti “deformim te demokracise” ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Rama theksoi se zgjedhjet e parakohshme jane objektiv per vendosjen e demokracise dhe misioni i Partise Socialiste eshte mbrojtja e kesaj demokracie. “Nuk terhiqemi pa u zbardhur krimi elektoral sepse PS nuk i shet zgjedhjet. Kerkojme qe te vihet ne vend dinjiteti i votes se shqiptareve”, theksoi Rama para gazetareve, duke shtuar se Shqiperia nuk eshte nje vend ku populli voton dhe pushteti numeron.

“Ne jemi te bindur se misioni yne sot si opozite eshte te mbrojme demokracine e kercenuar per te gjithe ata qe jane vene ne shenjestren e pushtetit per shkak te bindjeve te tyre dhe per shkak te qendrimeve te tyre gjate fushates. Po goditen edhe ato familje qe sot po e shohin qarte se kjo krize e gjithanshme eshte nje krize qe ndikon edhe ne cilesine e jetes se tyre”, shtoi kryesocialisti Rama.  

Top Channel