Permet, gjendet kanabis, pronari ne kerkim

21/08/2009 08:45

Dy operacionet e koduara “Era e Jugut” dhe “Hija e Lisit” te organizuara paralelisht nga Policia e Qarkut te Gjirokastres jane finalizuar me asgjesimin ne total te 430 rrenjeve bime te dyshuara si kanabis sativa, ndersa eshte shpallur ne kerkim nje person qe dyshohet se eshte kultivuesi i bimes narkotike.

Operacioni u zhvillua sot pas mesdites ne Rrethin e Permetit, ne afersi te fshatit Mican te Komunes Frasher Permet.
Sipas policise, poshte fshatit Mican, ne afersi te lumit Osum, u be evidentimi i dy parcelave te hapura rishtas per te kultivuar bime narkotike, ku ishin te kultivuara bime narkotike kanabis sativa.

Ne parcelen e pare kishte 152 rrenje dhe ne parcelen e dyte kishte 280 rrenje bime narkotike. Ne momentin qe policia ka konstatuar parcelen, autori i kultivimit te bimeve narkotike nuk u gjet ne parcele.

Per disa dite rresht parcelat jane mbajtur nen vezhgim nga sherbime te fshehta te policise, por autori nuk ka shkuar perseri ne parcele. Dyshohet se pronari i hashashit te jete nje banor i fshatit prane parcelave, ndersa ai eshte shpallur ne kerkim.

 

Top Channel