Nis muaji i Ramazanit

21/08/2009 16:25

Muaji i Ramazanit nuk ka nisur njesoj edhe ne vendet arabe dhe te tjere shtete me popullsi myslimane. Nderkohe ne disa vende te tjera si ne Indonezi, muaji i shenjte nis neser per shkak se hena e re nuk po dukej.

Qeveria indoneziane ka deklaruar se nuk do ta nise Ramazanin te premten, por te shtunen ne 22 gusht.

Te njejten gje do te beje edhe Arabia Saudite dhe shtetet e tjera te Gjirit Persik.

Drejtuesit e keshillave fetare te ketyre vendeve si edhe ata te Kuvajtit, Katarit, Bahreinit, Emirateve te Bashkuara Arabe, kane vendosur te gjithe te vendosin te premten diten e fundit qe paraprin muajin e shenjte.

Top Channel