Itali, ndalohen ritet myslimane

21/08/2009 20:15

Ndersa nje milion e 200 mije emigrante muslimane kane filluar muajin e Ramazanit, ne disa komuna italiane jane nxjerre nje sere urdheresash qe kane shkaktuar jo pak polemika.

Ne qendren e qytezes se Capriate, ne afersi te Bergamos, emigranteve u eshte ndaluar hapja e qebaptoreve me ushqime tipike arabe, ndalim qe nuk vlen per nje restorant italian.

Kryebashkiaku i Vercellit Gianluca Buonanno, deputet i Lidhjes se Veriut, ka vendosur nje gjobe prej 500 eurosh per kedo qe ben banjo me burkini, nje veshje qe mbulon dhe floket, e perdorur nga grate muslimane ne pishina dhe plazhe.

E nje dite perpara Ramazanit, kryetari i komunes se Nervese della Battaglia, ne Treviso, vendosi  mbylljen e mjediseve te perdoruara si xhami nga emigrantet muslimane.  

Kryetari i Dhomes se Deputeteve Gianfranco Fini deklaroi se fundmi ne nje interviste se Italia duhet te jete atdhe per ata qe vijne nga larg, por politika e ndjekur nga qeveria duket se ecen ne drejtim te kundert.

Top Channel