Indi, virusi i panjohur 137 viktima

21/08/2009 16:05

Nje variant i ri i gripit, shume here me agresiv se sa ai i shkaktuar nga H1N1-shi eshte zbuluar ne Indi ne shtetin e Utar Pradeshit.

Virusi, i cili per shkencetaret dhe mjeket mbetet akoma i paidentifikuar brenda vitit 2009 ka goditur 665 persona nga te cilet 137 kane humbur jeten.

Nderkohe qe vemendja e autoriteteve te shendetesise eshte e perqendruar tek virusi i gripit te derrit, sindroma e encefalitit akut e shkaktuar nga virusi i panjohur ka prekur mbi 600 personane shtetin e Utar Pradeshit, ku 20 perqind e tyre kane gjetur vdekjen, shkruan nje e perditshme indiane.

Megjithate India eshte e perqendruar ne luften ndaj A/H1N1 qe ka shkaktuar 45 te vdekur ne total.

Top Channel