HIV/AIDS, 17 raste te reja ne 6 muaj

21/08/2009 08:30

Ne gjashtemujorin e pare te vitit 2009 raportohet se jane 17 raste te reja te infektuar me HIV/AIDS.

Te dhenat jepen nga Instituti i Shendetit Publik ne baze te rrjetit te te dhenave per vitin 2009, per qytetin e Tiranes. Sipas informacionit te grumbulluar, nga analizat dhe ekzaminimet e detajuara qe jane kryer, shumica e te infektuarve e kane marre virusin nepermjet rruges seksuale, marredhenieve te pambrojtura, te cilat jane transmetuar nga njeri partner te tjetri.

Nga janari i vitit 2009 deri ne fillim te muajit gusht, nga analizat e laboratorit specifik te Institutit te Shendetit Publik ka rezultuar se listes se te prekurve nga HIV/AIDS i jane shtuar edhe 17 raste.

Te prekurit kane marre informacionin per virusin qe mbartin nderkohe qe kane marre edhe keshilla per menyren e trajtimit dhe vizitat qe duhet te kryejne periodikisht te mjeket e disa specialiteteve.

Top Channel