Afganistan, rivalet pretendojne fitore

21/08/2009 18:55

Dy rivalet kryesore ne zgjedhjet presidenciale afgane pretendojne fitore. Si presidenti Hamid Karzai ashtu dhe ish-ministri i Jashtem, Abdullah Abdullah thone se jane fitues, teksa Komisioni Qendror Zgjedhor thote se votat ende po numerohen.

Sipas zedhenesve te kampit elektoral te Karzait, presidenti aktual ka fituar shumicen ne pjesen me te madhe te qendrave te votimit, ndersa nga kampi i ish-ministrit te Jashtem jep nje rezultat 63% me 31% ne favor te Abdullah Abdullah.

Zyrtare elektorale thone se  numerimi i fleteve te votimit ka mbaruar dhe shume shpejt do te shpallet rezultati, ndersa paralajmeruan palet qe te mos bejne parashikime.

Edhe pse i karakterizuar nga dhuna, procesi u cilesua nje sukses.

Vleresime erdhen nga SHBA, OKB e NATO, ndersa vete zyrtaret afgane u krenuan se arriten te hapin 95 perqind te qendrave te votimit.

Top Channel