Durres, kapet hajduti i makines

20/08/2009 08:35

Nje 19-vjecar eshte kapur “mat” me automjetin e vjedhur te nje tregtari turk.

Burime zyrtare nga Policia e Durresit, bejne te ditur se rreth ores 23.00 te se martes u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Artur Tanushi, 19 vjec, lindur ne Diber dhe banues ne zonen e ish-Kenetes ne Durres.

Mbremjen e vone te se martes, Tanushi u kap ne flagrance nga sherbimet e policise, ne vendin e quajtur sektori Rinia, Durres. Ai u kap ne ndjekje e siper, pasi kishte vjedhur ne lagjen nr. 17 te Durresit, afer vendbanimit te tij, autoveturen “Benz 200” me targe DR 1830 E, ne pronesi te shtetasit turk Adnan Njazi Savilan, 55 vjec me pune ne Tirane dhe me banim ne lagjen 13, Plazh Durres.

Policia beri sekuestrimin e automjetit, ne cilesine e proves materiale.

Top Channel