Virusi A, qeveria s’ka fonde per blerjen e vaksinave

19/08/2009 15:10

Qeveria parashikon cdo vit ne buxhetin e shtetit nje fond kontigjence per t’u paraprire ngjarjeve te paparashikuara, si fatkeqesite e medha natyrore apo epidemite masive.

Ne buxhetin 2009, fondi i kontigjences ishte me i madhi ndonjehere me rreth 15.7 miliarde leke. Nga keto pjesa derrmuese prej rreth 9.2 miliarde lekesh ishin te percaktuara si rezerva per rritjen e pagave dhe per investimet publike.

Sipas zevendesministrit te financave, Sherefedin Shehu, nuk mund te preket pasi parate jane te rezervuara per cdo rast te rrenies se te ardhurave. Per blerjen e vaksines qeveria shpreson te siguroje fonde nga organizmat nderkombetare por ende nuk ka konfirmime zyrtare dhe te gjitha burimet mundshme per gjetjen e  parave deri tani mbeten vetem hiptotetike.

“Ne kemi perdorur deri tani vetem kontigjencen e pagave dhe pensioneve. Kemi perdorur rreth 92 % te kontigjences ne perputhje me realizimin e te ardhurave”, shprehet Shehu. Tashme qeveria ka ne buxhet nga fondi i kontigjencave vetem 6 miliarde leke te paalokuara, por edhe keto nuk mund t’i perdore dot per shkak te ecurise se dobet te te ardhurave nga taksat. Ndaj ne skenarin e nje epidemie masive shpresat per te gjetur parate per blerjen e vaksinave te gripit mbeten tek te huajt, ose ne rastin me te keq permes borxhit tregtar.

“Ne kemi nje kontigjence qe nuk eshte ne buxhet por qe eshte ne projektin e gripit te pulave dhe jane 2.5 milione dollarre te premtuara nga Banka Boterore. Mundesia e dyte eshte buxheti dhe e treta OBSH-ja”, thekson numri 2 i ministrise.   

Top Channel