Tepelene, arrestohet kreu i Keshillit Bashkiak

19/08/2009 11:15

Kapet me droge kreu i Keshillit Bashkiak te qytetit te Tepelenes. Nje aksion i sektorit kunder krimit te organizuar ne Drejtorine e Policise se Gjirokastres ka arritur te zbuloje dje ne mesdite nje ngarkese lendesh narkotike prej 50 kilogramesh te fshehur nen dyshemene e nje trajleri dhe te prangose 50-vjecarin Petrit Abedini.

Mesohet se lenda narkotike, e tipit marijuane e presuar, ishte nisur drejt Greqise dhe dyshohet se ne shtetin fqinj, pritej nga persona te tjere.

Petrit Abedini, 50 vjec, mban detyren e kryetarit te Keshillit Bashkiak te qytetit te Tepelenes dhe eshte perfaqesues i PSV ’91, ndersa pak kohe me pare ka qene ne postin e kryetarit te deges se LSI-se ne kete qytet.

Vec aktivitetit politik, 50-vjecari njihet ne qytetin e lindjes dhe si tregtar mielli.

Shpeshhere ai udhetonte drejt Greqise me pretendimin se kryente shkembim tregtar.

Nga burime te sigurta te policise mesohet se 50-vjecari survejohej prej disa muajsh nga sherbimet sekrete te policise.

Mesohet se operacioni i koduar “Pritja”, qe u finalizua me kapjen e Abedinit, ka nisur rreth dy muaj me pare nga agjentet dhe specialistet e policise te sektorit te luftes kunder krimit te organizuar.

Gjate kesaj kohe eshte vezhguar cdo levizje e tij, deri sa eshte bere dokumentimi ligjor per perfshirjen e tij ne trafikun e lendes narkotike.

Operacioni “Pritja” u finalizua dje, rreth ores 14:30, teksa Abedini, lindur e banues ne Tepelene eshte ndaluar ne piken doganore te Kakavijes.

Top Channel