Shoqata e Turizmit: Shqiperia konkurruese kete vit

19/08/2009 15:20

Shoqata e Turizimit vlereson se edhe kete sezon Shqiperia ka mundur te siguroje avantazh konkurues krahasuar me vendet e tjera te rajonit, duke mundur te rrise edhe kete vit numrin e vizitoreve.

Sipas kreut te Shoqates se Turizmit Shqiptar, Genc Pasko, promovimi me i mire i bregdetit shqiptar, por dhe disa nderhyrje te qeverise jane disa nga arsyet qe kane nxitur turizmin kete vit.

”Ne vendet e rajonit ka nje avantazh konkurues ku Shqiperia eshte ne vendet me cmimet me te uleta”, shprehet Pasko. Sipas tij, heqja e vizave per turistet e huaj nga Serbia, Ukraina dhe Rusia kane qene gjithashtu nder arsyet kryesore te numrit te madh te turisteve ne vend.

Sipas Shoqates se Turizmit, kete vit Shqiperia ka njohur edhe rritje te  turizmi kulturor, cka eshte konfirmuar edhe nga rritja e numrit te turisteve nga Europa qendrore.

Top Channel