Itali, vritet me thike 27 vjecari shqiptar

19/08/2009 17:05

Nje 27 vjecar me banim ne Itali eshte ekzekutuar nga persona ende te paidentifikuar.

Shtetasi Xhevahir Malaj me precedente penale eshte gjetur ende ne jete gjate oreve te para te dites se sotme nga policet ne ane te rruges qe lidh qytezat Capua dhe Tammaro. Pasi eshte cuar ne spitalin e Kazertas, i riu ka nderruar jete.

Gjate ekspertizes fillestare, ne qafen e tij eshte vene re nje prerje e thelle. Nderkohe, policia ben me dije se ai eshte paraqitur me identitete te ndryshme gjate ndalimeve qe i jane bere. Mendohet se Malaj eshte therur nga bashkekombasit per ceshtje qe kane te bejne me trafikun e droges.

Top Channel