Durres, zjarr ne ullishten e Spitalles

19/08/2009 20:55

Nje zjarr ka perfshire pasditen e sotme ullishten me siperfaqe 5 ha ne zonen e Spitalles ne Durres.

Terreni i veshtire e ben gati te pamundur nderhyrjen e zjarrefikesve, ndersa zjarri qe ka djegur dhjetra rrenje ullinj tashme rrezikon edhe lagjen nr. 15 pasi po perhapet me shpejtesi i ndihmuar edhe nga era.

Policia ka mberritur ne vendngjarje, ndersa banoret kane braktisur shtepite nga frika e mberritjes se flakeve ne banesat e tyre. Per momentin nderhyrja eshte shume e veshtire nga toka, cka i ben te nevojshme operacionet nga ajri.

Top Channel