Bonot e thesarit, interes rekord

19/08/2009 09:50

Interesat e bonove te thesarit me afat maturimi 12-mujor shenuan nje rekord te ri ne ankandin e fundit. Interesi maksimal i pranuar u ngjit ne 9.32 perqind, me nje rritje prej 3 pikesh baze nga ankandi i kaluar dhe me shume se 100 pike baze ne krahasim me nje vit me pare.

Tre muajt e fundit kane qene te qete per sa i perket huamarrjes se brendshme, per shkak se nevojat e qeverise jane mbuluar drejtpersedrejti nga BSH, si dhe permes kredive te huaja.

Pavaresisht kesaj, rritja e normes se rrezikut te lekut ka shtyre interesat e bonove te thesarit vazhdimisht per lart.

Ne ankandin e dites se djeshme u vu re edhe mungesa e likuiditetit ne treg.

Qeveria pati kerkuar emetimin e 5.6 miliarde lekeve bono 12-mujore, por te 11 ofertat per blerje bonosh arriten ne vetem 4.2 miliarde leke.

Likuiditeti ne tregun e bonove varet veçanerisht nga sasia e depozitave te shqiptareve neper banka. Keto te fundit jane ne renie te vazhdueshme.

Top Channel