Spiuni i Athines ne Tirane merr shtetesine greke

18/08/2009 12:55

Agjencia italiane ANSA ka publikuar nje lajm ku thuhet se nje prej spiuneve te Greqise, i burgosur gjate regjimit te Enver Hoxhes ne vendin tone, do perfitoje shtetesine greke.

Greko-shqiptari, emri i te cilit nuk behet i ditur, kaloi 28 vjet ne burgjet shqiptare pasi u kap nga agjentet e kunderspiunazhit. Ai ishte derguar nga Athina ne Tirane 47 vjet me pare per te mbledhur informacione rreth pranise se forcave ushtarake kineze dhe sovjetike ne vendin tone.

Pasi u arrestua, ai u denua nga regjimi komunist dhe kaloi 28 vjet izolim ne burgjet famekeqe te sistemit. Sot ai jeton ne nje azil pleqsh ne Igumenice te Greqise.

Top Channel