Kurbin, ekzekutohet 40 vjecari

18/08/2009 14:25

Nje tjeter vrasje ka tronditur vendin tone, duke e cuar numrin e ekzekutimeve ne dy brenda 24 oresh.

Behet fjale per nje 40 vjecar ne Kurbin, i cili eshte ekzekutuar me arme zjarri. Viktima quhet Alfred Gjeci dhe ekzekutimi i tij eshte kryer per arsye qe ende nuk dihen. Policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje ku ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

Nderkohe, autori i vrasjes eshte zbuluar por emri i tij nuk behet i ditur per arsye hetimi. Po sot, rreth ores 03:30 te mengjesit, nje 30 vjecar nga Tirana eshte vrare me arme zjarri ne plazhin e Hamallajt.

Ngjarja e rende ndodhi ne plazhin e Hidrovorit ne Hamallaj ne lokalin e Zihni Dushkut, i cili u arrestua si autor i vrasjes rreth ores 03:30 te mengjesit te sotem. Dushku ka qelluar me arme mbi Marenglen Jahoelezin dhe disa shoke te tij.

Top Channel