Durres, vritet 30 vjecari per volumin e muzikes

18/08/2009 11:55

Nje 30 vjecar nga Tirana eshte vrare me arme zjarri ne plazhin e Hamallajt.

Ngjarja e rende ndodhi afer mesnates ne plazhin e Hidrovorit ne Hamallaj ne lokalin e Zihni Dushkut, i cili u arrestua si autor i vrasjes rreth ores 03:30 te mengjesit te sotem. Dushku ka qelluar me arme mbi Marenglen Jahoelezin dhe disa shoke te tij.

30 vjecari Jahoelezi eshte plagosur rende dhe ka vdekur ne spital si rezultat i plageve te marra. Konflikti mes autorit, viktimes dhe miqve te tij ka nisur pasditen e se dieles per shkak te muzikes se larte qe kishte vendosur autori i ngjarjes ne lokalin e vet dhe qe shqetesonte palen tjeter, qe gjithashtu ka ngritur ne kete sezon nje kioske-lokal ne kete pjese te bregdetit durrsak.

Kioskat-rulot te viktimes dhe autorit jane shume prane njera-tjetres dhe te dielen konflikti eshte mbyllur me grushte mes te rinjve dhe 53 vjecarit Zihni Dushku. Naten e se henes konflikti eshte rindezur dhe Dushku ka qelluar me automatik mbi te rinjte.

Ne vendngjarje jane sekuestruar 5 gezhoja automatiku si dhe eshte bllokuar arma model 56 e prodhimit kinez dhe nje kreher me 18 cope fisheke. Dy ore pas vrasjes u be identifikimi dhe kapja e autorit ndaj te cilit rendojne akuzat e vrasjes me dashje dhe armembajtjes pa leje.

Top Channel