Optimizmi eshte miku me i mire i shendetit

17/08/2009 18:55

Optimizmi dhe shendeti i mire jane dy sinonime qe bashkejetojne ne harmoni te plote me njeri-tjetrin.

Nga nje studim qe ka zgjatur rreth 8 vjet dhe ne te cilin kane marre pjese rreth 100 mije persona, eshte dale ne perfundimin se njerezit pesimiste kane me shume kolesterol ne gjak dhe tensionin me te larte.

Te dhenat e detajuara thone se ata qe mendojne negativisht ndaj te tjereve dhe per te ardhmen, kane 16 % mundesi me shume per t’u semurur nga semundjet vdekjeprurese.

Nderkohe, optimistet vuajne me pak nga patologjite kardiovaskulare. Nje nga shpjegimet qe i afrohen me shume ketij fenomeni eshte se optimizmi rezulton nje kure e vertete per trupin tone. 

Top Channel