Mbi 120 raste te miturish te semure ne dite

17/08/2009 11:15

Ne qytetin e Fierit jane shtuar rastet e semundjeve te stines te femijet e vegjel nga 0-12 vjec. Sipas mjekeve specialiste, ne kete spital pediatrik jane me shume se 120 raste ne dite te femijeve me semundjet e stines, te cilet vizitohen ne vizitat ambulante, ku rreth 40 prej tyre shtrohen ne spital.

Ne kete menyre, vizitat ditore dhe shtrimet ne spital jane duke u rritur. Po sipas mjekut te repartit te reanimacionit ne spitalin pediatrik ne Fier, Dhimiter Dhamo, rastet e vizitave shkojne ne 120 femije ne dite, ndersa shtrimet rreth 40.

Nje shifer kjo teper e larte per keto dite, ndersa rastet e renda paraqiten me shume te femijet e emigranteve te kthyer me pushime ne atdhe. Mjeku e motivon semundshmerine e larte te femijet e emigranteve me shkakun e ndryshimit te klimes dhe ushqimeve.

Nderkohe qe numri i vizitave eshte dyfishuar, mjeket dhe infermieret e repartit te reanimacionit ne spitalin pediatrik flasin edhe per rastet e renda qe shkaktojne temperature te larte, bark e te vjella, humbje lengjesh, keputje etj.

“Kane ardhur emigrantet dhe kjo eshte stina me e rende per femijet e vegjel, qe pesojne ndryshimet klimaterike dhe ushqimore”, shprehet mjeku Dhimiter Dhamo.

Ai shton se ata vijne nga Italia, Greqia, vendet e Europes dhe kemi nje fluks te femijeve te semure. Ne krahasim me muajt qershor dhe korrik jane dyfishuar rastet e semundjeve kronike.

Gjithashtu, mjeku pediater ka sqaruar se “femijet qe paraqiten ne keto ditet e fundit jane mbi 120 ne dite gjate 24-oreshit. Ne u kemi dhene ndihme te madhe, ku i kemi plotesuar me antibiotike, serume. Pra nuk kemi mungesa dhe tipike ne kete sezon jane diarete, intoksikacionet ushqimore etj. Po ashtu edhe ardhja e shume femijeve, dalja ne kontakt me ndryshimin e klimes dhe ushqimeve te ndryshme jane shkak i ketyre semundjeve. Ata nuk jane mesuar dhe kane filluar keshtu diarete, kane humbje te lengjeve dhe temperature te larte”.

Top Channel