MASH: Fakulteti i Drejtesise te behet 5 vjet

17/08/2009 12:00

Studenteve te Fakultetit te Drejtesise ne Universitetin e Tiranes u rrezikohet njohja e diplomave nga ana e Ministrise se Arsimit, nderkohe qe rektoratit te UT-se i vihet kushti qe edhe ky fakultet te kete nje kohezgjatje pesevjecare, aq sa e kerkon sistemi i Bolonjes. Kjo per shkak te faktit se aktualisht kohezgjatja e studimeve te tyre ne kete fakultet eshte kater vjet nga pese vite ose 3+2 sipas sistemit te Bolonjes.
 

Nje shkrese e derguar nga Drejtoria e Arsimit te Larte ne Ministrine e Arsimit ia ben me dije nje fakt te tille rektoratit te universitetit me te madh publik ne vend. Sipas perfaqesuesve te ketij te fundit, kjo shkrese eshte krejtesisht antiligjore dhe e papranueshme, pasi ne perputhje me ligjin e ri te arsimit te larte, senati i universitetit ka te drejte vendimmarrese edhe per nje ceshtje te tille. Nderkohe qe kjo shkrese konsiderohet edhe si nje cenim i kompetencave te UT-se ne raport me autonomine universitare te njohur me ligj.

Vendimi per percaktimin vetem kater vite studimi te Fakultetit te Drejtesise eshte marre ne te njejten kohe kur per fakultetet e tjera te UT-se kjo kohezgjatje u vendos te ishte 3+2 sikunder e kerkonte edhe procesi i Bolonjes. Nje vendim i tille, shprehen te njejtet perfaqesues te rektoratit te UT-se, u mor nga ana e senatit te ketij universiteti pas propozimit te ardhur nga vete Fakulteti i Drejtesise, ne miratim te plote edhe nga strukturat pergjegjese te Ministrise se Arsimit.

Nga ana tjeter, ndryshimi nga sistemi 4-vjecar ne ate 3+2 ne nje kohe te shpejte nuk mund te ndodhe. Kjo shihet si nje veprim i pamenduar nga ana e Ministrise se Arsimit, prej perfaqesuesve te rektoratit, te cilet pohojne se programi mesimor, kurrikula dhe struktura organizative e ketij fakulteti ia imponojne atij nje zgjedhje te tille, ndaj dhe studimet akademike ne kete dege jane lene jo pa qellim kater vjet dhe jo 3+2. Me nje kohezgjatje te tille, studimet ne Fakultetin e Drejtesise ofrohen nga universitetet private ne vend.

Perfaqesues te rektoratit te UT-se e konsiderojne nje veprim te tille nga ana e perfaqesuesve te Ministrise se Arsimit si tendencioz. Ata pohojne se nje gje e tille behet per te demtuar universitetin me te madh publik ne vend. Ndersa shtojne se pervec reputacionit ne kete universitet, qe mund te konsiderohet si pasuri kombetare dhe duhet mbrojtur nga te gjithe, vijne edhe studentet me cilesore jo vetem nga Tirana, por nga i gjithe vendi.

Vetem pak kohe me pare, rektori i UT-se, Dhori Kule, nuk i kurseu akuzat e forta ndaj MASH-it, duke ngritur zerin fort e duke theksuar se Ministria e Arsimit po e diskriminon Universitetin e Tiranes, duke favorizuar privatet lidhur me politiken e miratimit te masterave dhe doktoraturave, qe nga mbi 200 programe te propozuara, jane miratuar vetem rreth 50 te tilla.

Top Channel