Kredia per shtepi, ende e papelqyer nga bankat

17/08/2009 09:05

Bankat kane shtrenguar ne maksimum kushtet per kredite per shtepi, por edhe shqiptaret duket se i jane pergjigjur me te njejten monedhe, duke ulur ndjeshem kerkesen per kete produkt. Lajmi behet i ditur nga konkluzionet e nje vrojtimi te kryer nga Banka e Shqiperise mbi kreditimin. Vrojtuesit kane intervistuar bankieret kryesore ne vend dhe kane dale ne perfundimin se edhe per pjesen tjeter te ketij viti, ndonese nuk pritet nje shtrengim i metejshem i kushteve, nuk pritet as ndonje lehtesim.

Ne Shqiperi, 23 per qind e kredise se dhene apo 730 milione euro, jane marre nga familjet per te blere shtepi. Por gjate gjysmes se pare te ketij viti, kredia e re e dhene per blerje pronash te paluajtshme u zvogelua me tre here si pasoje e deshires se bankave per t’u larguar nga sektori i rrezikuar i ndertimit.

“Kredia per individe ne tremujorin e dyte te vitit 2009 ka qene e shtrenguar, megjithate eshte shenuar zbutje ne krahasim me nivelin me te larte te shenuar ne tremujorin e pare”, thote BSH ne konkluzionet e vrojtimit mbi kreditimin.

Faktori kryesor qe ka percaktuar shkallen e shtrengimit te standardeve ne tremujorin e dyte te vitit 2009 eshte gjendja e kredive me probleme, balanca neto e se ciles shenon -45.2 per qind krahasuar me -29.8 per qind tremujorin e kaluar.

Perveç gjendjes se kredive me probleme, ndikimin me te madh ne shtrengimin e standardeve te bankes vijojne ta japin edhe gjate tremujorit te dyte, gjendja financiare e individeve, si dhe zhvillimet ne tregun e pasurive te paluajtshme.

Gjate kesaj periudhe, tregu i pronave te paluajtshme duket se vuajti mungesen e konsiderueshme te bleresve, qe gje ne disa zona dhe ne raste te veçanta u shoqerua me renie çmimesh.

Renia e çmimeve eshte diçka qe ndodh per here te pare ne dy dekada ne Shqiperi. Tani agjencite e pronave te paluajtshme jane duke pyetur veten nese çmimet e apartamenteve dhe dyqaneve kane arritur piken me te ulet te mundshme apo jo.

Shitjet e financuara permes kredive bankare perbenin shumicen derrmuese te shitjeve ne sektorin e ndertimit gjate viteve te shkuara. Mungesa e kreditimit te fuqishem gjate ketij viti beri qe disa mijera apartamente te mbeteshin pa shitur ne qytetet kryesore te vendit.  

Kerkesa per kredi

Kerkesa e individeve per kredi, sipas opinioneve te eksperteve te bankave, ka shenuar nje kthese te lehte rritese krahasuar me renien ne tremujorin e kaluar. Kerkesa per kredi per konsum paraqitet me e ulet se sa ajo per blerje banese.

Nevojat e individeve per te financuar blerje banese dhe per te financuar konsumin e tyre jane faktore qe kane dhene kontribut te lehte pozitiv per rritjen e kerkeses.

Nga ana tjeter, zhvillimet ne tregun e pasurive te paluajtshme perfaqesojne faktorin me ndikimin me te madh per uljen e kerkeses konsumatore. Ne te njejtin drejtim, por me intensitet me te ulet, kane ndikuar edhe faktoret e tjere si perdorimi i burimeve alternative te financimit (ulja e kursimit apo huamarrja ne institucione te tjera), besimi i konsumatoreve, si dhe kushtet e aplikuara nga bankat.

Top Channel