KE teston Shqiperine me 28 shtator

17/08/2009 08:25

Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes do te jape vleresimin per Shqiperine me 28 shtator, duke iu referuar vezhgimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit.

Holandezja Corien Jonker, e cila kryesoi delegacionin parlamentar te Keshillit te Europes per zgjedhjet ne Shqiperi, do te raportoje me 28 shtator ne Asamblene Parlamentare te KE-se, nga e cila do te dale edhe nota qe do te marre Shqiperia per zgjedhjet e fundit parlamentare.

Nota ka rendesi te madhe per palen shqiptare, pasi pritet te ndikoje ne proceset integruese te Shqiperise. Kjo per faktin se Tirana zyrtare ka paraqitur kerkesen e aplikimit per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian.

Vleresimi i KE-se pritet te kete ndikim te madh edhe per nje arsye tjeter, pasi vendi yne pret qe te perfitoje nga liberalizimi i vizave brenda vitit 2010.

Zhvillimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ka qene kushti i domosdoshem nga faktori nderkombetar, i cili e ka lidhur kete çeshtje me fatin e integrimit te Shqiperise. Tete jave pas zgjedhjeve te 28 qershorit, pritet te dale edhe raporti perfundimtar i OSBE/ODIHR.

Vezhgimi i zgjedhjeve

Zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi u mbikeqyren nga 5 mije vezhgues, ku mes tyre ishte dhe delegacioni i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes.

19 anetaret e udhehequr nga Corien Jonker vizituan Shqiperine me daten 26 qershor se bashku me vezhgues nga OSBE/ODIHR dhe Kuvendeve Parlamentare te NATO-s.

Gjate qendrimit ne vendin tone delegacioni zhvilloi takime me Presidentin Bamir Topi, Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, perfaqesues te forcave politike, shoqerise civile dhe medias.

Nje delegacion i meparshem mberriti ne datat 4-5 qershor dhe pasi kreu takimet e percaktuara theksoi pergjegjesine e autoriteteve shqiptare per t’i pajisur te gjithe shtetasit me leternjoftime elektronike.

Delegacioni deri tani ka vleresuar se keto zgjedhje jane nje gur prove per pjekurine e demokracise ne Shqiperi, gjithashtu u ben thirrje autoriteteve te zbatojne plotesisht rekomandimet e Asamblese Parlamentare te permbajtura ne rezoluten e tij lidhur me zgjedhjet.

Axhenda

Asambleja Parlamentare e KE-se, ne fund te shtatorit, ka te percaktuar ne axhenden e saj te jape vleresime per zgjedhjet ne Shqiperi, Bullgari dhe Moldavi.

Drejtuesit e delegacioneve perkatese do te paraqesin te henen e fundit te muajit shtator progres-raportin pas mbikeqyrjes se zgjedhjeve ne Shqiperi, Bullgari dhe Moldavi.

Mbledhja do te filloje ne oren 11:30 dhe Shqiperia do te jete çeshtja e pare e percaktuar ne axhende qe do te diskutohet ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes. Perveç KE-se, zgjedhjet do te testohen edhe nga Asambleja Parlamentare e NATO-s ne sesionin e vjeshtes.

Per kete çeshtje pritet te raportoje kryetari i delegacionit te Asamblese, Bruce George, i cili ka ndjekur nga afer procesin e zgjedhjeve ne vendin tone.

Bruce George, ne publikimin e raportit paraprak te misionit te vezhguesve, ka qene me i ashper sesa perfaqesuesit e tjere te komunitetit nderkombetar.

Megjithese vuri ne dukje permiresimin e ketyre zgjedhjeve me ndryshim nga te kaluarat, ai theksoi se ka ende shume pune per t’u bere nga te gjitha forcat politike, per te plotesuar standardet nderkombetare.

Top Channel