Durres, ndalohet nje shtetas italian

17/08/2009 14:50

Gjykata e Tiranes e ka denuar me 5 vjet heqje lirie, po vetem mengjesin e sotem shtetasi italian i shpallur ne kerkim per trafikim te mjeteve motorike eshte ndaluar nga autoritetet shqiptare.

Kane qene forcat e policise kufitare te portit te Durresit qe bene te mundur kapjen e te kerkuarit Alessandro Lattanzi, 33 vjec, nga Teramo e Italise.

Ky person eshte denuar me 17 dhjetor te vitit te kaluar nga Gjykata e Tiranes me 5 vjet burg per vepren penale te trafikimit te mjeteve motorike, ndersa ne janar te ketij viti Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane e shpalli ne kerkim.

Nuk dihet nese 33 vjecari ka qene ne dijeni per vendimin e marre nga drejtesia shqiptare ndaj tij, po te henen ai ka tentuar te hyje ne vendin tone dhe eshte kapur nga sherbimet e policise kufitare.

Top Channel