Pasaporta biometrike, vetem nese kane skaduar te vjetrat

16/08/2009 11:15

Asnje problem per qytetaret shqiptare qe duan te kalojne kufirin dhe kane pasaporte te vjeter, mjafton qe kjo te jete e vlefshme dhe brenda afatit.

Policia e Shtetit ne nje njoftim te sajin ka sqaruar se nuk eshte e domosdoshme pajisja me pasaporta biometrike per te dale jashte shtetit.

Sipas uniformave blu, probleme do te kete vetem per ata shtetas qe zoterojne nje pasaporte te ciles i ka kaluar afati.

Per keta qytetare eshte e domosdoshme pajisja me pasaporte biometrike.

Top Channel