Elbasan, rrezikon te shembet ura e Devollit

16/08/2009 09:30

Nje ure e moshes 40-vjecare mbi lumin Devoll te rrethit te Elbasanit rrezikon te shembet. Shkaku i vetem mbetet gerryerja e kembeve te saj nga uji, ngaqe shtrati i lumit eshte ulur prej shfrytezimit te inerteve kohe e pa kohe.

Ura ndodhet mbi lumin e Devollit, ne dalje te Komunes se Gostimes, vetem 30 kilometra larg qytetit te Elbasanit.

Pervecse lidh zonen e Suloves me mbi 20 mije banore, ajo sherben edhe per destinacionet e mjeteve dhe udhetareve nga Berati e Kucova me rrugen e shkurter drejt qytetit te Elbasanit e me gjere. Ura ne fjale ka nje gjatesi prej 200 metrash dhe eshte ndertuar ne vitin 1980.

Aktualisht, kembet e ures kane dale ne siperfaqe si pasoje e germimeve te bera ne shtratin e lumit, qe nga koha e ndertimit te diges se hidrocentralit te Banjes dhe nga germimet e ketyre viteve te fundit per marrjen e materialeve inerte.

Kembet e ures jane gerryer 2-3 metra dhe duken si skelete te harruara mbi siperfaqen e ujit. Kjo perben nje rrezik te madh dhe ka te ngjare qe nje dite te shembet.

Sipas banoreve, ka qene nje tabele ku shkruhej se lejoheshin ngarkesa deri ne 13 tone, kurse sot aty kalojne makina te tonazhit 80-100 tone, qe perbejne nje rrezik tjeter po shume serioz.

Top Channel