Tajvan, presidenti ndjese per ngadalesine e operacioneve

15/08/2009 10:05

Presidenti tajvanez, Ma Ying-jeou, i kritikuar ashper, paraqiti sot ndjesen e tij per ngadalesine e operacioneve te ndihmes te ndermarra nga qeveria, nje jave pas kalimit te tajfunit Morakot.

Me shume se 50.000 ushtarake vazhdonin edhe sot perpjekjet per te mberritur ne qender dhe jug te ishullit, ku afro 15 000 persona jane ende te izoluar ne fshatra malore, ku rruget dhe urat jane shkaterruar.

“Mund te kishim vepruar me mire dhe te kishim reaguar me shpejt. Por nuk e beme. Sigurisht, per kete na vjen me te vertete shume keq”, deklaroi presidenti Ma perpara gazetareve gjate nje udhetimi ne kontene Nantou (qender), zone e prekur nga tajfuni.

Top Channel