Perdhunohet ne are e semura mendore

15/08/2009 08:35

Nje 39-vjeçare me probleme mendore ka rene pre e dhunes seksuale te nje bashkefshatari te saj, i cili eshte arrestuar dje. Ngjarja e rende ka ndodhur gjate kohes qe e demtuara, e cila pohohet prej policise se eshte e papergjegjshme, ka qene qindra metra larg shtepise ne fshatin Kallm te rrethit te Fierit.

Nga policia mesohet se i riu e ka pare ate ne arat e fshatit dhe duke perdorur dhunen ka mundur te kryeje marredhenie seksuale. Gjithçka eshte treguar nga e perdhunuara, nderkohe qe mjeku ligjor ka vertetuar krimin.

Ne oret e para te mengjesit te djeshem, uniformat blu te Policise se Fierit kane arrestuar ne banesen e tij ne fshatin Kallm te Komunes Mbrostar 23-vjeçarin Dorjan Driza. Akuza qe ka çuar ne pranga te riun Driza, sipas burimeve zyrtare te Policise se Fierit, eshte “marredhenie seksuale me dhune me persona te paafte per t’u mbrojtur”, parashikuar nga neni 103 i Kodit Penal. Zyrtarisht, Policia e Fierit ka pohuar se arrestimi i te riut ka ndodhur disa ore pasi ai kishte kryer krimin seksual.

 

Top Channel