Nis hetimi per dosjet e zhdukura te asistences

15/08/2009 14:55

Pas denoncimit te qytetareve per skandalin e abuzimit me fondet ne zyrat e punes ne qytetin e Lacit ka reaguar Ministria e Punes nepermjet zedheneses se saj.

Sipas Alma Lahes auditi ka nisur punen qe para nje jave dhe ka konstatuar shkelje,  duke vertetuar ate cka qytetaret tregojne se rezultojne te jene trajtuar me dy paga  edhe me asistence sociale edhe me pagese leje lindjeje.

 “Javen e ardhshme ne presim perfundimin e draftit te kontrollit, i cili ka konstatuar shkelje ne kete zyre. Do te merren masa per personat pergjegjes dhe nese do te kete veper penale, do te kete procedim penal. Do te merren masa qe cdo qindarke e abuzuar te shkoje ne vendin e vet”, u shpreh zedhenesja, Alma Lahe.

Sipas zedheneses mund te jene dy ish punonjes te kesaj zyre te cliet kane abuzuar me fondet por qe menjehere sapo te perfundoje kontrolli pergjegjesit e ketij skandali do te marrin ndeshkimin maksimal dhe arkes se shtetit do t’i kthehet cdo qindarke e vjedhur .

Top Channel