Konfindustria: Mbeshtetje per bujqesine e ndermarrjet prodhuese

15/08/2009 15:25

Teksa qeveria ka percaktuar axhenden kryesore te buxhetit te ri, biznesi kerkon t’i bashkangjitet me nje liste kerkesash, te cilat do te zyrtarizohen ne fillim te shtatorit.

“Ne kerkojme qe te mos kemi ndryshime ne barren fiskale, as ne ngritje, as ne ulje dhe te vazhdoje puna e mire qe eshte bere deri tani. Po ashtu ne mbeshtesim ndermarrjen e projekteve per turizmin, per prodhimin bujqesor, si dhe investimin ne arsimin profesional”, u shpreh Gjergj Buxhuku, i Konfindustrise.

Nderkohe biznesi mendon se deficiti i larte nuk duhet te jete teme kaq e nxehte e politikes. Sipas Buxhukut qeveria duhet te tentoje nje deficit me larte per t’i ofruar me shume likuiditete tregut.

Top Channel