Mjeket e Sanatoriumit rrezikojne kongresin

13/08/2009 09:00

Nje grup prej 10 mjekesh, ne Spitalin Universitar te Semundjeve te Mushkerive “Shefqet Ndroqi” ne kryeqytet rrezikojne qe te mos marrin pjese ne nje kongres nderkombetar, qe do te zhvillohet ne Vjene te Austrise, per shkak te mosmarrjes se vizave.

Qe prej dy javesh, grupi i mjekeve te specializuar per semundjet e mushkerive nuk arrin dot as te fiksoje nje takim prane ambasades se Austrise, per pajisjen e tyre me viza ne perputhje me rregullat e vendosura nga kjo perfaqesi diplomatike.

Por duket se perpjekjet dyjavore te ketyre mjekeve kane shkuar dem dhe tashme ata gjenden perballe faktit, qe mund te humbasin pjesemarrjen ne kongresin e shoqates europiane te semundjes se mushkerive, qe do te mbahet ne datat 12-15 shtator ne kryeqytetin austriak.   

“Kemi telefonuar vazhdimisht ne numrin e publikuar ne faqen zyrtare te ambasades austriake per te prenotuar takimin per intervisten. Na eshte kerkuar te depozitojme numrin e llogarive ose kartave. Por edhe pse i kemi dhene keto detaje pergjigjja eshte e çuditshme, pasi nuk na e njeh kete te dhene. I jemi drejtuar edhe ambasades per nje takim, por askush nuk na ka pritur”.

Keshtu shprehet mjeku Hasan Hafizi, duke sqaruar publikisht ate qe ai e konsideron si nje situate absurde. Sipas tij, qeveria austriake ka investuar ne spitalin “Shefqet Ndroqi” mijera euro per pajisje dhe aparatura ndersa e koncepton si te papranueshem faktin qe nje grup mjekesh te mos munden dot qe te pajisen me viza ndonese po u nenshtrohen te gjitha rregullave te vendosura nga kjo perfaqesi diplomatike.

 

Top Channel