Miniera e Kalimashit ndoshta kthehet ne pune

13/08/2009 08:10

Nje kompani australiane njoftoi dje se ka arritur te zbuloje ne kompleksin minerar te Kalimashit nje rezerve kromi 14 here me te madhe sesa vleresimet e meparshme. Kompania “JAB Resources”, e cila zoteron licenca per kerkim, deklaroi se ka perfunduar studimin e fizibilitetit dhe se eshte prane vendimit per te kuotuar veten ne burse me qellim qe te shiten aksione dhe te krijohet kapitali i nevojshem per zhvillimin e ketij burimi minerar.

“JAB do te nxjerre rreth 11 milione tone mineral me permbajtje te ulet kromi nga minierat ne siperfaqe si dhe 2 deri ne 5 milione tone mineral me permbajtje te larte kromi nga galerite ne thellesi”, – deklaroi kompania dje ne nje deklarate per shtyp. “Ne dy zona sakaq te analizuara permes shpimeve gjeologjike, kemi zbuluar 1.4 milione tone mineral me permbajte kromi, nderkohe qe vleresimet e meparshme tregonin se aty kishte vetem 0.1 milione tone. Rritja prej 14 heresh demonstron suksesin e metodes sone te kerkimit”, – tha kompania. JAB ka ne plan te analizoje edhe tete zona te tjera per te cilat eshte autorizuar. Plani i saj eshte qe ta perpunoje mineralin baze per te perfituar mineral me permbajtje 40-47 per qind krom para se ta eksportoje ate. Sipas saj, ky lloj kromi qe permban me shume krom sesa hekur, shitet ne tregun nderkombetar per çmime me te larta sesa kromi i Afrikes se Jugut, i cili aktualisht perdoret si reference ne kete treg.

Perfundimi i studimit sipas kompanise do te pasohet nga marrja e miratimit paraprak nga qeveria shqiptare si dhe nga prezantimi i projektit tek investitoret e mundshem potenciale. Ne rast se kompania do te arrije te krijoje kapitalin financiar te nevojshem permes listimit ne burse, atehere mund te filloje punen.

Miniera e Kalimashit eshte shfrytezuar gjate kohes se komunizmit, por kaloi ne proces privatizimi pas vitit 1990. Kur askush nuk u interesua per blerjen e saj, kompleksi u kalua ne “konservim” ne pritje te nje situate me te mire per mineralin e kromit ne tregun nderkombetar.

Shqiperia zoteron 4 per qind te rezerves nderkombetare te kromit dhe ne vitet ‘60, ishte ne gjendje te renditej si nje prodhues i rendesishem i kromit ne bote. Por gjate viteve ‘80, minierat e kromit u shfrytezuan pa kriter si pasoje e urise se vendit per valute te huaj, ndersa kromi qe minerali me lehtesisht i shitshem ne treg nderkombetar. Pas viteve ‘90, e gjithe industria ra ne kolaps. Çmimi i kromit ne burse ra ne menyre te ndjeshme si pasoje e rikthimit te Rusise ne kete treg. Disa eksperte besojne se hapja e rruges Durres-Kukes do ta ule ndjeshem koston e nxjerrjes se kromit te Kalimashit ne tregun nderkombetar.

Resurset natyrore shqiptare jane  duke u analizuar aktualisht nga kompani te vogla, pasi kompanite e rendesishme te botes nuk pane interes ekonomik. Shume nga keto kompani publikojne shpesh lajme bombastike per zbulime spektakolare, por ekspertet i marrin me rezerva keto zbulime.

Top Channel