Elbasan, shperndahen 26 certifikata legalizimesh

12/08/2009 08:15

Jane shperndare dje ne Elbasan 26 certifikata legalizimesh nga Drejtoria Rajonale e Agjencise se Legalizimeve.

Drejtori, Ditor Musai, deklaron se aktualisht lejet e legalizimit jane dhene per zonat kadastrale 8527, 8526, 8521, 8522, 8523, ndersa kane marre lejet e legalizimeve edhe shume qytetare nga Gramshi dhe Peqini.
Ai shton faktin se jane shperndare deri tani 160 leje legalizimi, prej te cilave 40 jane pajisur edhe me tapite, ndersa sot aplikojne 43 qytetare te tjere prane ZRPP per t’u pajisur me tapine e objektit te legalizuar dhe certifikuar.

Nderkohe, zyra e rajonale e ALUIZNI-t eshte duke punuar per te kompensuar ne sinkron edhe ish-pronaret, ku deri me tani, me vendim te KM jane bere 3500 kalime. Vetem ne qytetin e Elbasanit jane 8750 qytetare, te cilet kane aplikuar ne Agjencine Rajonale te Legalizimeve per t’u bere pronare legjitime te objektit te tyre.

Top Channel