Berlusconi padi ndaj “Daily Mail”

12/08/2009 18:45

Avokati i kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, Niccolo Ghedini ka nisur nje kerkese-padi ndaj tabloidit anglez “Daily Mail” me akuzen e shkeljes se privatesise.

Avokati tha se publikimi i fotove perben nje krim, keshtu qe dikush duhet te mbaje pergjegjesi.

“Anglezet kujtojne se na japin mesime per ligjshmerine dhe drejtesine ne kur ata vete jane te paret qe nuk i zbatojne”, tha Ghedini.

“Daily Mail” publikoi disa foto te kryeministrit italian te shoqeruar me disa femra gjate skandalit te “Villes Certosa” i cili shpertheu pak kohe me pare. 

 

Top Channel