Negociatat PD-LSI nisin javen e fundit te gushtit

11/08/2009 19:45

Negociatat zyrtare per formimin e qeverise se re mes PD-se dhe LSI-se do te nisin javen e fundit te muajit gusht.

Zyrtari i larte Levizjes Socialiste per Integrim, Edmond Haxhinasto, ne nje interviste per Top Channel zbuloi disa detaje se ku do te bazohen negociatat. Prioritet per partine e Ilir Metes mbetet perafrimi i programeve qeverisese te cilen LSI po e ben gati si dokument qe do te shoqeroje dhe negocotatat si dhe reformat jetike per vendin.

”Prioritetet tona kane te bejne me reformat integruese por edhe me ceshtje zhvillimore. Prioritet do jete punesimi qe do paraqitet edhe ne tryeze, ndersa ceshtje tjeter eshte zhvillimi sektorial qe ne mendojme se duhet te jete prioritar dhe kete e kemi vene re edhe ne programin e PD-se”, shprehet Haxhinasto.

LSI ka qene nga nje kundershtaret me te forta te marreveshjes PS-PD per ndryshimin e sistemit nga mazhoritar i korrektuar me proporcinal ne proporcinal-rajonal, qe sipas saj demton partite e vogla. Nje prej reformave ku LSI do te synoje dhe jape kontributin e saj eshte dhe ajo zgjedhore, per te cilen Haxhinasto thote se mund te linde nevoja edhe per ndryshimin e sistemit duke prekur kushtetuten apo dhe Kodin Zgjedhor, por qellimi eshte per te siguruar zgjedhje te lira dhe te ndershme.

”Nese per te arritur kete objektiv do duhen ndryshime kushtetuese do perpiqemi t’i realizojme. Objektivi madhor eshte qe zgjedhjet te jene te pakontestueshme dhe te mos deformohet vullneti i qytetareve”, shton zyrtari i LSI-se.

Haxhinasto e prek shume pak ceshtjen e ndarjes se portofoleve dhe pergjegjesive ekzekutive ne qeverine e re, duke i meshuar me shume idese se rendesi kane prioritetet programore te saj, te cilat natyrshem do te perkthehen ne pergjegjesi qeverisese. LSI mendon se eshte e afte te kontribuoje ne qeverisje ne nje prej ministrive qe menaxhojne ekonomine, sektorin publik dhe nje prej ministrive te linjes, ne perputhje me programin e saj qeverises.

”Gjithcka do arrihet nepermjet negociatave duke rene dakort se kush do jete kontributi specifik dhe me pas do vije edhe ceshtja e pergjegjesive per te realizuar ato prioritete. Besoj se javen e fundit te ketij muaji do kete negociata”, pohon Haxhinasto. Por pavaresisht deklaratave per fundin e muajit gusht, dy partite kryesore per krijimin e qeverise se re, PD-LSI, po kalojne ne dukje nje muaj te qete, duke preferuar qe negociatat zyrtare t’i zhvillojne pas pushimeve, ndonese ka kaluar me shume se nje muaj kur LSI iu pergjigj pozitivisht fteses se kryeministrit Berisha per te marre pjese ne koalicionin qeverises.

Kjo qetesi mund te kete dy arsye; e para se Berishes nuk i inetereson asnje konflikt ne prag te krijimit te qeverise se re, te cilen nuk arriti ta krijoje, pa votat e partive te majta, dhe e dyta se LSI tashme eshte forca e trete ne vend, vendimtare ne krijimin e qeverise se re.

Top Channel