Karzai: Talebanet nuk do te ndalojne votimet

11/08/2009 12:25

Talebanet nuk do te ndalin zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale dhe provinciale te 20 gushtit. Keshtu eshte shprehur presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Nderkohe talebanet vazhdojne sulmet kunder forcave afgane dhe nderkombetare.

Nje sulm ndaj disa makinave te ushtrise ka shkaktuar vdekjen e tre ushtareve afgane dhe nje ushtaraku te huaj ne Ghazni, ne lindje te vendit.

Nje zedhenesi i ISAF ka konfirmuar vdekjen e ushtarakut te NATO-s, pa bere te ditur shtetesine e tij.

Top Channel