Has, aksioni antikanabis prangos nje 65-vjecar

11/08/2009 09:55

Kultivon kanabis, prangoset nje  65-vjecar nga fshati Vlahen i Hasit.

Burime zyrtare te policise bejne te ditur se ne kuader te operacioneve per zbulimin dhe asgjesimin e bimeve narkotike, ne fshatrat Vlahen dhe Qarr te Komunes Golaj te Hasit eshte prangosur Ibrahim Gradica, nga fshati Vlahen, pasi gjate kontrollit te ushtruar ne banese, i jane gjetur ne kopsht 60 rrenje kanabis sativa.

Nderkohe, mesohet se nje parcele tjeter me kanabis eshte zbuluar ne lagjen “Bardhosh” te fshatit Qarr te komunes Golaj ku jane gjetur dhe djegur 400 rrenje kanabis, por ne rastin e fundit policia nuk ka autore.

 

Top Channel