Fier , zihen per nder, qellon mbi fqinjin

11/08/2009 09:25

Debatet per ceshtje nderi i kane euar dy bashkefshatare nga rrethi i Fierit deri ne perdorimin e armeve te zjarrit. Nderhyrja e te afermve te dy bashkefshatareve, si dhe e policise ka bere te mundur qe ky sherr te mos shenoje viktima, nderkohe qe policia ka prangosur te dy pjesemarresit ne perplasjen me arme dhe ka nisur per ta procedimin penal nen akuzat “tentative vrasjeje” dhe “armembajtje pa leje”.

Burime zyrtare nga policia e Qarkut Fier bejne te ditur se Alush Beqiraj dhe Gezim Bushi, banor te fshatit Hambar ne Komunen e Cakranit te rrethit Fier jane prangosur mbremjen e se dieles.

Te njejtat burime referojne se sherri mes dy bashkefshatareve kishte nisur dite me pare, ndersa mbremjen e se dieles eshte rihapur serish.

Burimet policore tregojne se rreth ores 21:30 minuta te se dieles, 54-vjeeari Alush Beqiraj ka dale nga banesa dhe i ka bere prite fqinjit, Gezim Bushi. Ky i fundit ishte duke u kthyer nga toka ku kishte punuar gjithe pasditen.

Mes tyre ka nisur nje debat me fjale, qe ka degjeneruar ne perleshje fizike. Deshmitaret e rastesishem kane nderhyre per te ndare dy bashkefshataret, por debati mes tyre nuk ka perfunduar me kaq. Alush Beqiraj shkon ne banesen e tij dhe merr prej andej nje arme zjarri te tipit automatik, te cilen e mbante pa leje dhe qellon ne drejtim te 45-vjeearit Bushi.

Fatmiresisht, plumbat nuk e kane prekur kete te fundit, por akti ka nxitur zemerimin e tij dhe ka bere qe ai te marre nje arme gjahu qe mbante ne banese dhe te qelloje ne drejtim te bashkefshatarit te tij. Policia ka nderhyre per te neutralizuar situaten dhe ka izoluar veprimet e dy pjesemarresve ne debat. Edhe pse dy pjesemarresit ne sherr u shoqeruan ne mjediset e policise, debati ka vijuar mes familjareve te tyre.

Policise i eshte dashur te qendroje ne fshatin Hambar jo vetem gjate mbremjes se diel, por pergjate gjithe nates, si dhe paraditen e se henes. Burimet zyrtare te policise pohojne per gazeten se motiv i perplasjes ka qene eeshtja e nderit. Te njejtat burime referojne se Bushi i kishte ngacmuar kunatat Alush Beqirajt. Ky i fundit eshte fjalosur per disa dite me radhe me te dhe i kishte kerkuar te shmangte rrugen nga banonin ato.

Top Channel