Damiani kurohet ne Itali

11/08/2009 15:25

Per 15 vjet me radhe Damiani nuk ka mundur te luaje me miqte e tij apo te jete pjese e aktiviteteve te ndryshme sportive.

Aorta qe furnizon me gjak trupin e tij ishte e ngushtuar, nje defekt qe e ka patur qe nga lindja .E ema e Damianit tregon se nese operacioni nuk kryhej brenda vitit Damiani rrezikonte te paralizohej.

Pas apelit te nenes dhe djaloshit 15- vjecar, shoqata shqiptare ne Itali, Rimedia Vita ne bashkepunim te ngushte me L’Aispo kane marre persiper te gjitha shpenzimet dhe kryerjen e ketij operacioni te veshtire ne spitalin e San Donatos ne Itali.

Pas operacionit, i cili u krye me sukses ne kliniken e San Donatos, ne Itali Damiani gezon te gjitha mundesite fizike per te qene nje adoleshent normal.

Profesor Altin Palloshi, mjeku kirug qe mundesoi dhe mori pjese ne kete operacion, sqaron se per here te pare emigrantet shqiptare ne Itali por edhe Shqiperi kane marre pjese ne nje darke bamiresie per Daminin ku kane kontribuar me para per blerjen e biletes.

Kirurgu shqiptar Altin Palloshi, i cili punon ne spitale te njohura ne Itali sqaron se Damaini eshte nje nder 10 personat shqiptare, qe kane patur semundje zemre te pakurueshme ne Shqiperi, apo te trajtuara keq.

Permes shoqates Rimedia Vita te gjithe keta persona kane mundur te operohen ne Itali dhe sot te gezojne shendet te plote.

Top Channel