Aksident rrugor, plagosen rende dy persona

11/08/2009 14:10

Nje aksident spektakolar ka ndodhur ne autostraden Lushnje-Rrogozhine, ne vendin e quajtur ‘Ura e Rrogozhines’.

Dy makina jane perfshire ne aksident, nje me targa italiane dhe nje makine mbeturinash me targa te DR8983 D.

Te dyja makinat kane qene duke udhetuar ne te njejtin kah ku sipas deshmitareve ne vendngjarje makina e mbeturinave i ka prere rrugen makines me targa italiane duke e spostuar ate ne bankinat anesore te autostrades.

Si pasoje e ketij spostimi hekuri mbrojtes i autostrades i ka hyre mjetit mes per mes duke depertuar deri ne fund te makines.Fatmiresisht te dy personat qe ndodheshin ne mjetin tip benz Shkelqim Jeshili dhe Alfred Dupi i kane shpetuar vdekjes.

Ata kane mare plage te renda por jane jashte rrezikut per jeten. Policia e Kavajes e cila mberriti ne vendngjarje shoqeroi drejtuesin e makines se mbeturinave.

Top Channel