ETA: Tre bomba brenda 18 gushtit

09/08/2009 17:20

Nje zedhenes i autoriteteve qeverisese rajonale baske ne Spanje ka konfirmuar lajmin e perhapur per nje telefonate nga ETA e cila paralajmeronte per tre shperthime me bombe brenda dates 18 gusht.

Telefonata paralajmeronte se ne Palma de Malliorca ishin vendosur nje ose me shume bomba. Ajo ishte kryer nga nje numer telefoni i nje shoqerie sherbimi taksi.

Sipas agjensise “Europa Press” tre bombat jane vendosur ne ambjente turistike ne Malliorca dhe qe te tria duhet te shperthejne brenda dates 18 te ketij muaji.

Megjithe deklarimet e shtypit dhe zedhenesit te qeverise rajonale baske, zyrtare te pushtetit qendror dhe autoritetet e rendit akoma nuk e kane konfrimuar lajmin per ekzistencen e tre bombave apo per marrjen e nje telefonate nga  grupi separatist bask ETA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA