Berisha: Jam i cmendur per gola

09/08/2009 11:10

Besart Berisha duket se eshte integruar me se miri ne radhet e Arminia Bielefeldit. Sulmuesi 24-vjecar eshte i kenaqur me ambientin qe ka gjetur ne klubin e Bundesliges II gjermane, ku pritet te debutoje neser ne takimin kunder Hansa Rostok.

Kuqeziu do te luaje me fanellen me numer 18. “Po pres me padurim te luaj. Jam i cmendur pas golave. Dua vetem te shenoj, te shenoj, te shenoj!”, tha Berisha.

“Nuk me intereson asgje tjeter. Kam vetem nje objektiv, te ndihmoj Arminian te arrije rezultate sa me te mira dhe te rikthehem si protagonist. Nese do te arrij ta gjej vazhdimisht rrugen e rrjetes, aq me mire do te jete per mua”, shtoi ai.

Trajneri Tomas Greshtner ka shume besim te potenciali i sulmuesit.

“Besarti eshte nje lojtar mjaft cilesor. Ai leviz shume ne fushe, krijon hapesira dhe eshte gjithmone i rrezikshem perpara portes kundershtare. Afrimin e tij gjate merkatos e cilesoj si nje levizje pozitive per skuadren”, tha 42-vjecari.

Pas dy vitesh zhgenjime te Bernli ne Angli, ku gjate gjithe kohes ka luajtur i huazuar ne skuadra te tjera, Berisha kerkon te konfirmohet. Ne Bielefeld ai ka kontrate deri ne vitin 2012, por objektivi kryesor eshte qe ne dy vitet e fundit te luaje ne eliten e futbollit gjerman.

Top Channel