Topi: Vdekja e policeve, humbje e madhe

08/08/2009 12:40

Presidenti Bamir Topi kerkon zbardhjen e plote te vrasjes se kater policeve te shtetit, duke dhene keshtu mesazhin e forte per vendosjen e ligjit ne cdo strukture te shtetit shqiptar.

Pas homazheve ne Pallatin e Kongreseve, ku ndodhen arkivolet me trupat e kater efektiveve te policise, presidenti shprehu ngushellimet me te sinqerta per familjaret, ndersa vuri theksin te solidariteti per forcat e rendit.

“Humbja e kater oficereve, punonjesve te policise, ketyre familjareve, shoqerohet me dhimbje, por edhe me nje vleresim te madh per keta njerez qe perballen ne cdo moment me krimin, qe ne disa momente eshte mjaft i sofistikuar”, u shpreh Topi.

Mijera qytetare, miq, te aferm po nderojne “Deshmoret e Atdheut”, Saimir Duckollari, Kastriot Feska, Fatos Xhani dhe Altin Dizdari, nderkohe qe Shqiperia eshte sot ne dite zie e flamujt jane ulur ne gjysme shtize ne te gjitha institucionet.

Top Channel