Shqiperia ne zi

08/08/2009 14:55

Altin Dizdari, Fatos Xhani, Sajmir Duckallari dhe Kastritot Feska, 4 deshmoret e atdheut, u ndane pergjithmone nga jeta, familja, te afermit dhe miqte; dorezuan detyren tek koleget e tyre per te fundit here, mision per te cilin dhane dhe frymen, per t’u prehur ne paqe.

Qindra mijera qytetare kane nderuar aktin sublim te kater deshmoreve ne nje ceremoni zyrtare te mbajtur ne Pallatin e Kongreseve ne kryeqytet dhe jane perkulur me respekt dhe dashuri para arkivoleve me trupat e pajete te Altinit, Fatosit Sajmirit dhe Kastriotit dhe kane ngushelluar familjaret dhe miqte e tyre ne kete dite zie kombetare, te pushtuar nga dhimbja dhe lotet.

Kater deshmoret e atdheut u nderuan edhe nga personalitete te larta te shtetit, perfaqesues te opozites dhe trupit diplomatik.

Te perlotur kreret e shtetit, shprehen ngushellimet me te thella per familjaret, miqte dhe te afermit e djemve qe u flijuan ne emer te sigurise dhe mbrojtjes se shtetit.

“Ngushellime te sinqerta per familjen dhe shpreh solidaritetin tim te plote per forcat e rendit per te gjithe ata qe punojne per vendosjen e rendit ne cdo qelize”, u shpreh presidenti Bamir Topi.

Edhe kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu ngushellimet e saj per kete humbje.

Ndersa kryeministri u shpreh se jeta e tyre u ndal nga dora kriminale, por forca e ligjit mbi kriminelet nuk do mund te ndalet kurre.

“Ata rane ne nje operacion ndaj njerit prej krimineleve me te rrezikshem. Humbja e jetes se tyre eshte e rende dhe e dhimbshme, por heroizmi i tyre, sakrifica eshte deshmi e nje vullneti te hekurt te policise”, tha Berisha, duke premtuar ndeshkim per kete bande.

Edhe perfaqesuesja e Partise Socialiste, Valentina Leskaj, shprehu tronditjen e thelle per humbjen e madhe qe kane jo vetem familjaret e miqte, por edhe koleget dhe forcat e policise.

Rreth ores 13:00, trupat e pajete te kater efektivave te policise, djemve qe nuk kursyen as frymemarrjen e tyre te fundit per atdheun jane percjelle drejt Varrezave te Deshmoreve te Atdheut per t’u prehur qe prej dites se sotme ne paqe.

Bulevardi “Deshmoret e Kombit” ishte rruga e tyre e fundit drejt baneses ku do te prehen perjetesisht ne paqe.

Ne ceremonine zyrtare ne Varrezat e Deshmoreve ne kryeqytet, ministri i Brendshem Bujar Nishani mbajti fjalen ne nderim te jetes dhe vepres heroike te 4 efektivave te policise qe rane ne krye te detyres.

Kreu i uniformave blu nenvizoi se ngjarje e rende nuk do ta lekunde besimin dhe forcen e policise ne luften kunder krimit te organizuar.

Top Channel