Saba d’Elia: E vleresoj angazhimin e policise

08/08/2009 09:25

Ambasada italiane ne Tirane denon aktin tragjik te dites se djeshme ne Durres prane pistes “Iliria” dhe vlereson kontributin e Policise se Shtetit ne kete aksion.

Ambasada italiane vlereson angazhimin e Policise se Shtetit per kapjen e te shumekerkuarit Dritan Dajtit. Ambasadori i Italise ne Tirane, Saba d’Elia, shprehu dje ngushellime per familjet e kater policeve te vrare gjate aksionit te kapjes se te shumekerkuarit Dajti ne Durres.

Ambasada italiane ka reaguar menjehere pas ngjarjes, ku ne deklaraten e saj per shtyp theksoi se “vleresojme angazhimin e Policise se Shtetit dhe kapjen e autorit Dajti. Policia tregoi vullnet ne luften kunder krimit”.

Ambasadori italian ne Tirane, Saba d’Elia, theksoi se e mbeshtet Shqiperine ne luften kunder krimit. Qendrimi zyrtar i ambasades italiane ka ardhur menjehere pas ngjarjes tronditese te Durresit dhe perpara qendrimit zyrtar te kryetarit te Keshillit te Ministrave Sali Berisha.

Ambasadori Saba d’Elia shprehu dhimbjen e thelle per kete ngjarje dhe ngushellimet e tij per familjaret e kater policeve te vrare. Duke vleresuar punen e policise shqiptare, ambasadori Saba d’Elia shpreh ngushellime per Ministrine e Brendshme, per humbjen e kater policeve ne krye te detyres.

“Dua t’i shpreh ngushellimet sa me te sinqerta familjaret e kater policeve qe rane ne krye te detyres. Dua te shpreh vleresimin per kete impenjim te Ministrise se Brendshme per kapjen e ketij krimineli te rrezikshem”, u shpreh ambasadori italian. Sipas tij, nderhyrja e policise ishte nje operacion i rendesishem per kapjen e ketij krimineli te shumekerkuar prej vitesh. “Kjo, sipas meje dhe qeverise sone ishte jemi kaq afer Shqiperise dhe qe jemi te interesuar ne luften kunder krimit dhe na vjen mire qe policia shqiptare ka nje angazhim te tille, te cilin ne e mbeshtesim”, tha ai. Deklarata e ambasadorit italian ishte nje mbeshtetje e forte dhe mesazh i fuqishem per Policine e Shtetit ne nje moment kaq delikat, ku shteti shqiptar u ndodh perballe nje tragjedie kaq te rende.

Top Channel