Masakra ne Durres, dekonspirim apo gabim?

08/08/2009 15:05

Sektori Operacional i Kapjes se Elementeve te Kerkuar ka si objekt gjurmimin dhe gjetjen e vendodhjes te personave te strukturave te krimit.

Pasi arrijne te sigurojne informacionin se ku ndodhet i kerkuari ata kryejne operacionin se bashku me forcat policore qe kane ardhur ne mbeshtetje per te kryer aksionin.

Si praktike kjo do te ndodhte edhe gjate se premtes ne Durres. Heret ne mengjes Zyra qe ndodhet ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise ne Tirane merr informacionin se Dritan Dajti ndodhej ne nje banese ne Durres.

12 oficere dhe agjente policie me kater automjete te ndryshme nisen per verifikimin e informacionit. Ata e pikasin rreth ores 13: 45 minuta Dritan Dajtin pikerisht ne automjetin Volkswagen Tuareg.

Skema 1

Dritan Dajti ndodhej ne sediljen e pasme te makines ne krah te djathte se bashku me bashkeshorten e tij, ne timon ndodhej Erges Xhaxhi, ndersa ne vendin e pare i afermi i Dajtit, Ledion Mara.

Trupa policore e oficereve sekrete afrohet me automjete me targa private dhe te huaja nga drejtime te ndryshme per te vene ne rrethim tuareg-un pa u vene re. Asnje nga policet ne keto momente nuk ka te veshur antiplumb apo arme ne dore per shkak te mos pikasjes nga objektivi i tyre.

Skema 2

Sapo eshte afruar automjeti i policise ne krahun ku ndodhej Dajti, ai ka qelluar oficerin e pare te policise ne koke i cili mbetet i vdekur ne vend. Dajti ka qelluar nga brenda automjetit, i cili duhet ka xhama te zinj dhe askush nga policet nuk mund te dallonte nga brenda se c’po bente ai.

Asnje nga policet sekrete nuk mund te reagonte me aq shpejtesi kur dihet se te pakten per te qelluar objektivin do t’i duhej dy sekonda, ndersa Dritan Dajti dhe njeri prej miqve te tij, qe duket se mund te kete qene Ledion Mara kane qelluar mbi agjentet e tjere.

Kunderpergjigja e policise dhe venia e antiplumbave ka zgjatur pak sekonda ndersa jane ruajtur nga vija e zjarrit qe hapi Dritan Dajti. Me pas eshte bere edhe shkembimi i zjarrit ku ne vije frontale eshte vrare Ledion Mara dhe ka mbetur i plagosur rende me tre plumba ne trup Dritan Dajti. Ne vije frontale sulmi policia del se ishte me e pergatitur se krimineli dhe arriti ta neutralizoje ate, por Dajti realizoi kater krime me ane te befasise e cila sjell dyshimet e rastit.

Dritan Dajti ka qelluar i pari ne befasi policine sekrete. Policia ende nuk ka nje skene krimi te qarte. Dritan Dajti e dinte qe po qellonte nje polic.

Por pyetja eshte nga e dinte dhe si arriti qe ai dhe Leonard Mara vrau kater prej tyre qe nuk kishin shenja dalluese te policise me nga nje plumb.

Ajo qe habiti ekspertet ishte fakti se cdo polic u vra vetem me nje plumb ne trup ose ne koke. Qe do te thote se qitja e kryer prej Dajtit dhe mikut te tij ishte e nje precizioni te larte, qe praktikisht do te thote nje prite e ngritur nga ai kundrejt policise.

Dy jane pikat e nje analize qe do te nise per t’u shpjeguar ne strukturat e larta te policise.

Gabimi ne gjurmimin e objektivit apo dekonspirimi?

A ishte aksioni i se premtes ne Durres i deshtuar per policine? Ai arriti perfundimin. Dritan Dajti nuk eshte me numri 1 i listes se te kerkuareve ne Shqiperi.

Policia neutralizoi nje prej atyre qe e kishte sofistikuar veprimtarine kriminale ne gjashte vitet e fundit ne arrati.

Kater here i ka shpetuar Dritan Dajti rrethimeve policore ne keto vite, qe jane kryer nga policet me te thjeshte deri tek ato te forcave me te specializuara.

Skuadra e kapjes se personave te kerkuar prakikisht ka punen me te veshtire ne policine shqiptare. Ajo perballet me njerezit me te rrezikshem te botes se krimit, qe nuk duhet harruar jane gjithmone nje hap me te informuar dhe me te sofistikuar se policia qofte ne mjete qofte ne informacion dhe financa.

Dritan Dajti ishte pa dyshim kreu i nje rrjeti kriminal qe ishte me i rrezikshimi ne vend dhe qe padyshim ka marre nje goditje te rende.

Top Channel