Malaj: Jemi ne krize

08/08/2009 15:55

Ekonomia shqiptare eshte infektur nga kriza ekonomike globale dhe pasojat jane mjaf te dukshme.

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj thote se jane te shumte elementet qe tregojne gjurmet e krizes ne ekonomine shqiptare dhe se muajt e ardhshem per ekonomine tone do te jene edhe me te veshtira.

“Ekonomia shqiptare nuk mund t’i shpetonte krizes, pasojat jane prezente dhe kjo eshte shume e rende per ata qe ndjejne direkt”, u shpreh Malaj.

Ish-ministri thote se eshte e nevojshme qe qeveria te pergatise nje plan masash per te zbutur pasojat e krizes dhe se shpenzimet e medha buxhetore dhe kostot e larta te borxhit qeveritar nuk ndihmojne ne perballimin e krizes dhe jane nje fature qe shqiptaret do e paguajne shtrenjte ne muajt ne vazhdim.

“Ka mungese transparence te te dhenave te buxhetit per te ardhurat dhe shpenzimet. Vitet e fundit ne dime qe eshte punuar me nje nivel te larte te deficitit buxhetor, qeveria paguan kosto me te larta per parate qe investon ne ekonomi pasi eshte shume e larte kostoja e borxhit te marre nga qeveria. Duket se qeveria shqiptare akoma nuk ka transparencen e nevojshme me publikun per te pare permasat e shqetesimit qe ka sjelle kriza ne vend. Qeveria nuk pranon asnje keshille apo konstatim qe bejne eksperte vendas dhe te huaj dhe injorimi i krizes nga ana e qeverise  tregon papergjegjshmeri”, u shpreh Malaj.

Ish-ministri kerkon nga qeveria te pranoj ekzistencen e krizes globale ne ekonomine shqiptare dhe te marre masa per perballimin e saj.

Top Channel