Fier, bllokohen aplikimet per dokumentet “biometrike”

08/08/2009 08:30

Radhe te gjata jane regjistruar gjate kesaj jave ne zyrat e operatoreve te aplikimit per kartat e identitetit dhe per pasaportat biometrike ne Rrethin e Fierit.

Ardhja e emigranteve e ka rritur edhe me shume fluksin e kerkesave per karta dhe pasaporta. Prej tri ditesh, ne kater zyrat e Fierit, nuk eshte kryer asnje aplikim. Kjo per shkak te mungeses se linjes se internetit te kompjutereve qe perdoren per hedhjen e te dhenave ne sistem.

Ndersa aplikuesit ankohen per qendrime te gjata ne radhe, operatoret e largojne pergjegjesine nga vetja dhe fajesojne linjen e internetit.

“Kemi gjithe javen qe mbetem dyerve te gjendjes civile. Nuk po mundim te aplikojme per karta dhe pasaporta”, thote Romira Ajazi, emigrante ne Greqi. Nje tjeter nga ata qe jane ne radhe thote se ka dy dite qe pret per te aplikuar per dokumentet biometrike por me kot. Deri dje ne mesdite numri i personave qe prisnin per te aplikuar ka qene me shume se 70, nderkohe qe shume te tjere jane larguar sapo kane pare dyndje ne dyert e zyrave ku behen aplikimet. Nga ana tjeter, operatoret e zyrave te aplikimit ne Fier shprehen se kane mungese te internetit.

“Nuk kemi linje interneti. Kemi njoftuar edhe zyrtarisht zyren qendrore ne Tirane dhe presim qe te vijne ata per riparim. Nuk eshte faji yne, pasi edhe ne si operatore nuk duam qe te kemi radhe”, tha nje nga punonjesit. Por, nje problem me shume per zyrat e aplikimit ne Fier eshte edhe nderprerja e energjise elektrike.

Top Channel