SHBA: Nuk mund te konfirmojme vdekjen e liderit taleban

07/08/2009 18:15

Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk mund te konfirmojne vdekjen e liderit taleban nga nje rakete amerikane. Megjithate Washingtoni shprehet se ne rast se ky lajm eshte i vertete atehere Pakistani do te kete me shume siguri dhe paqe.

“Shtete e Bashkuara nuk mund te konfirmojne vdekjen e Bejtullah Mehsud nga nje rakete por duket se ka nje opinion gjithmone ne rritje i veshguesve tane te besueshem se ai mund te jete vrare”, deklaroi zedhenesi i Shtepise se Bardhe Robert Gibs.

Mendohet se lideri taleban, Mehsud ka mbetur i vrare nga nje rakete e hedhur ne jug te krahines se Veziristanit te merkuren, dhe qe nga ai moment autoritetet e sigurise si te Islamabadit ashtu edhe te Uashingtonit jane perpjekur qe te verifikojne lajmin.

Top Channel